Erdhi për pushime nga Amerika në Sarandë, plagoset rastësisht i riu
I riu kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, ndërsa aksidentalisht mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë që u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, plumbat prekën edhe turistin. Mësohet se ai ka marrë plagë në fundshpinë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, më e rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e Spiro Iljadhit, i cili ishte edhe shënjestra e autorëve.
Biznesmeni është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia po këqyr kamerat e sigurisë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



