E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan me mbresa pozitive nga vizita në vendin tonë
Lajme

Erdogan me mbresa pozitive nga vizita në vendin tonë

Në mbyllje të vizitës në Shqipëri, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një galeri me foto nga vizita në vendin tonë, me mbishkrimin: “Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”.

Presidenti turk e nisi vizitën në Shqipëri me dorëzimin e çelësave të banesave të rindërtuara pas tërmetit në Laç.

Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe protokolleve mes dy qeverive, Erdogan mbajti edhe një fjalim në kuvendin e Shqipërisë, ku kërkoi që të luftohej shtrirja e organizatës FETO, e cila konsiderohet terroriste në Turqi.

Presidenti turk e mbylli vizitën  me përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, të restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim. Ai u prit në sheshin “Skënderbej” nga qindra mbështetës të ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut e Kosova, të cilët mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.