E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ergys Verdho  i  KESH,  i jep 3 Miliard Lekë oligarkut Bledar Çeribashi
Lajme

Ergys Verdho i KESH, i jep 3 Miliard Lekë oligarkut Bledar Çeribashi

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare drejtuar nga Ergys Verdho, kasapi i Buxhetit të Shtetit që kur ishte drejtor tek ARRSH, është njohur historikisht si një institucion që shërben si vegël për të zbrazur valvulat e pangopshmërisë së oligarkëve të qeverisë me taksat e popullit.

Miliarda lekë çdo ditë futen në xhepat e personave më të pasur në vend në mënyrë klienteliste duke ndarë përqindjet. Tenderi i fundit i KESH me vlerë mbi 3 Miliard Lekë me TVSH i është dhënë Bledar Çeribashit dhe Neritan Dojakës të Albaelettricas dhe Arsona Hoxhajt të ISEC shpk.

Objekti i tenderit ka të bëjë me vendosjen e një sistemi monitorimi online të vibrimit të hidro-turbinave të gjeneratorëve të 5 agregateve të HEC Vau i Dejës. Ky tender është shpallur me Flamur të Kuq për mungesë konkurrence.

Një procedurë prokurimi me risk përsa i përket ndarjes së një pjese relativisht të madhe të parave publike për shërbime të ofruara nga bashkimi i dy kompanive që kanë garuar si operator ekonomik i vetëm. Në këto procedura formulohen kritere të posaçme vetëm për atë që është parazgjedhur fitues nga autoriteti kontraktor dhe nuk hetohen kurrë nga SPAK.

ISEC shpk ka patur pronar fillestar Fatbardh Merkon e më pas i është kaluar në emër Elton Hoxhajt pasuar tek Arsona Hoxhaj.

Të dyja kompanitë janë përfituese në vlera të frikshme nga derdhjeve të Thesarit pa llogaritur prokurimet publike. Albaelettrica përkatësisht mbi 381 milionë lekë për vitet (2019-2023) ndërsa ISEC mbi 664 milionë lekë në të njëjtat vite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.