E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eriksen firmos me Interin, Flamengo blen Gabigolin. Ditë aktive në merkato për zikaltrit
Publik News

Eriksen firmos me Interin, Flamengo blen Gabigolin. Ditë aktive në merkato për zikaltrit

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare, zikaltrit kanë zyrtarizuar afrimin e danezit, i cili ka nënshkuar një kontratë deri në vitin 2024 me klubin italian. Ky është afrimi i tretë për Interin, pas Jang dhe Mozes në merkaton e janarit.

Totenhem do të arkëtojë plot 20 milionë euro nga shitja e “yllit” danez. Për t’u përmendur është fakti se prezantimi i lojtarit është bërë në mënyrë “teatrale”.

Ndërkaq ka dhe një largim nga skuadra, teksa bëhet fjalë për Gabigol, i cili tashmë ka kaluar përfundimisht te Flamengo. Klubi brazilian ka paguar klauzolën e lojtarit, prej 18 milionë eurosh dhe tashmë zotëron 100% të kartonit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.