Erion Braçe oponencë qeverisë në Komisionin e Ekonomisë:Unë dua të di si është gjendja e financave sot
Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave pati diskutime mbi aktin normativ të qeverisë mbi ndryshimet e bëra në buxhetin e shtetit.Oponencën ndaj ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, duket se nuk e bënë vetëm deputetët e opozitës, por ishte edhe ish-zëvendëskryeministri socialist Erion Braçe.
Fillimisht ishte kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ai i cili i kërkoi ministres arsyet e jashtëzakonshme që çuan qeverinë në miratimin e aktit normativ, pasi nëse ato nuk ekzistojnë atëherë ky akt normativ është anti-kushtetues.
Ministrja Ibrahimaj u përgjigj se situata emergjente në të cilën ndodhet e gjithë bota dhe nevoja për rimëkëmbjen ekonomike e detyruan qeverinë për marrjen e një nisme të tillë.
Ndërkohë që ish-zëvendëskryeministri Braçe e pyeti ministren në lidhje me gjendjen e financave lidhur me shpenzimet dhe nivelin e realizimit të të ardhurave.
Pjesë nga diskutimet
Erion Braçe: Unë dua të di si është gjendja e financave sot. Zonja ministre unë dua të di nivelin e realizimit të të ardhurave deri në fund të gushtit, nivelin e realizimit të TVSh-së deri në fund të gushtit, nivelin e realizimit të akcizës deri në fund të gushtit, nivelin e rimbursimit të TVSh-së deri në fund të gushtit?
Kalojmë në krahun e shpenzimeve, desha të di nivelin e shpenzimeve deri në fund të gushtit? Dua të di nivelin e realizimit të pagesave sociale deri në fund të gushtit, dua të di nivelin e deficteve deri në fund të gushtit? Të gjitha këto për të kuptuar gjendjen e disiplinës financiare dhe fiskale deri në gusht të cilit më pas i referohet dhe akti normativ që kemi përpara.
Eduart Shalsi: Në fakt bashkë me Komisionin ne do të vendosim dhe një raportim mujor të disa të dhënave. Për këtë do të flasim në vijim.
Alfred Rushaj: Aktet normative janë raste shumë specifike që Kushtetuta i ka dhënë të drejtë qeverisë që të nxjerrë një akt me fuqinë e ligjit. Jurisprudenca e gjykatës Kushtetuese ka sqaruar që urgjenca duhet të jetë jo vetëm nga nevoja por dhe nga urgjenca. Kemi shpjeguar se nevoja dhe urgjenca lidhen me dy faktorë, fleksibiliteti dhe kredibilitetin e financës publike. Pyetja që unë kam është çfarë ka ndodhur në mes të këtij viti për të përdorur një mjet të jashtëzakonshëm që ka qeveria siç është akti normativ. Zonja Denaj na garantoi që buxheti është i qëndrueshëm, jam kurioz çfarë ka ndodhur në mes të vitit, nëse buxheti është i qëndrueshëm, pasi në të kundërt akti normativ është anti-kushtetues dhe Kuvendi nuk duhet ta miratonte.
Delina Ibrahimaj: Ndryshimi i ligjit të buxhetit vjen në kushte emergjente, ku jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota është në këtë situatë. Pra duhet të kuptojmë që me qëllim që të financojmë këto shpenzime me qëllim që të futur stimuj fiskal në ekonomi, për të nxitur punësimin, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar mirëqënien ne ishim të detyruar të bënim këtë akt normativ. Shumë shpejt ne do ju paraqesim projekt buxhetit për 3 vitet e ardhshme.
Eduart Shalsi: Edhe njëherë atëherë pyetjet e zotit Braçe.
Delina Ibrahimaj: Shifrat zoti Braçe janë të publikuara në faqen e tatimeve. Ju thatë që shifrat nuk janë publikuar, por i keni në faqen e tatimeve.
Erion Braçe: Zonjë nuk më dëgjuat mirë ju thashë se shifrat e muajit shtator nuk kanë dal akoma dhe ndaj ju kërkova shifrat e muajit gusht.
Delina Ibrahimaj: Atëherë shifrat e muajit gusht për sa i përket të ardhurave tatimore janë me mbirealizimi prej 5.2% në krahasim me planin dhe me rritje me 19% në krahasim me vitin 2020. Për sa i përket tatimit mbi vlerën e shtuar është me mbirealizim me 7.3% në krajhësim me planin dhe me mbi 20% me vitin e kaluar. Për sa i përket të ardhurave nga akciza janë me mbirealizim me mbi 5.9% në krahasim me planin dhe me 18% me vitin e kaluar.
Për sa i përket shpenzimeve për pagesën e papunësisë kemi një mbirealizim me 18.3% në krahasim me planin dhe 38.2% në krahasim me vitin 2020. Për sa i përket ndihmës ekonomike kemi një nënrealizim me 4.8% në krahasim me planin dhe -3.8% në krahasim me vitin e kaluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



