E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe përplaset me opozitën për Portin e Durrësit : Ju nuk dini çfarë flisni!
Lajme

Erion Braçe përplaset me opozitën për Portin e Durrësit : Ju nuk dini çfarë flisni!

Deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj akuzave të Rithemelimit nga foltorja e Kuvendit, lidhur me Portin e Durrësit.

Sipas tij në kohën e qeverisjes së Berishës, porti shfrytëzohej nga një firmë koncesionare qesharake që nuk paguante rrogat e punonjësve.

‘Prisja të flisnim për buxhetin. Por për cilin port flisni? Për Portin e Durrësit i cili në 90% ishte dhënë me koncesion,. Dhe qeveria merrte një firmë qesharake që nuk paguante as rrogat e atyre që punonin aty. Për portin ku shërbimet ishin koncesionuar mbi 90% sipas KLSH. Për këtë flisni? Për atë port që nuk shtrinte krahun e vinçit sepse binte mbi hotelin në krah. Çfarë po kërkojmë, apo çfarë akuzoni: që po ndërtojmë një port publik shtetëror me para publike, që rrit jo vetëm pasurinë por ofron shërbime më të gjëra. E për të konkurruar ato porte. Në cilët interesa flitet këtu? E kam me deputetin e Durrësit që foli këtu. Interesat e kujt po mbron, interesat e  portit të Barit, Brindisit, apo nga ana tjetër të Kretës, Selanikut? Që tani veni e vini për hatrin e Belerit. Për çfarë flisni që atje kemi rënë dakord atje të ndërtohet baza e NATO-s. Do thoni jemi kundër. Mendoj se duhet të flasim për buxhetin. Pas 5 muajsh që nuk patëm mundësi, është shumë e rëndësishme të flasim për buxhetin.’, tha Braçe.

Ndërkohë deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, denoncoi në Kuvend aktin normativ për të marrë fonde nga buxheti për ndërtimin e portit të ri në Durrës.Ai tha se këto janë para që do u merren qytetarëve, ndërkohë që projekti mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë.

“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do u grabiten xhepave të shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano. Nga buxheti i shtetit, që do të thotë nga taksat e shqiptarëve.

Doli Rama në fillim e tha do e bëj investim publik, pastaj tha se do jetë me kredi. Në një moment tha se do e bëj me të ardhurat e portit. Ishte gënjeshtra tjetër. Për të ardhur te ajo që ishte qëllimi.”, tha deputeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.