E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe : Polici nuk ka vrarë me urdhër politik
Publik News

Erion Braçe : Polici nuk ka vrarë me urdhër politik

Braçe kujton edhe ngjarjen e 21 janarit 2011, ndërsa shton se “dhuna ndaj qytetit e jetës në të është politike”.
Reagimi i plotë:
VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;
Nje krim penal,
i hetueshem, i gjykueshem,
i denueshem maksimalisht!
LIGJERISHT!
Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari,
te afermit, miqte e shoket e tij!
Eshte e pashlyeshme per ta,
ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!
Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe
DREJTESI do te kete;
E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!
Une nuk i di rrethanat e vrasjes,
nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi,
ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;
Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi,
me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;
Jeta nuk merret per asnje arsye,
keshtu e mendoj une!
Por nje gje dua ta them tani;
KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE,
AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!
Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar,
i pandodhur kurre me pare ne 8 vite,
edhe kur policia eshte percelluar me molotove!
NE NUK VRASIM!
NE NA KANE VRARE!
Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;
nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!
JOOO! KURRE!
Nderkohe,
dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,
NUK ESHTE DREJTESI!
Per Klodian Rashen asfare!
Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!
ESHTE DHUNE PER PUSHTET!
E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!
E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!
Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!
E fundit;
Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!
Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira…..
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.