E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Dasho tregon ‘formulën’ për të zhdukur Covid-19 dhe përjashton dy kategori: Vaksinimi i tyre i parakohshëm
Publik News

Erion Dasho tregon ‘formulën’ për të zhdukur Covid-19 dhe përjashton dy kategori: Vaksinimi i tyre i parakohshëm

Zhdukja’ e Covid-19 në vendin tonë mund të ndodh para kësaj vere në rast se deri në atë periudhë do të jetë vaksinuar i gjithë personeli mjekësor dhe të moshuarit mbi 65-vjeç.

Kështu është shprehur epidemiologu, Erion Dasho, i cili në “A2CNN”, tha se personeli mjekësor dhe të moshuarit, duhet të kenë prioritet, në mënyrë që dimrin e ardhshëm, të mos kemi një valë tjetër të Covid-19.

Sipas Dashos, vaksinimi i kategorive të policëve dhe mësuesve është i parakohshëm pasi numri i vaksinave është i ulët.

“Në Shqipëri është përcaktuar si prioritet personeli mjekësor, kam dëgjuar për policët, kam dëgjuar për mësuesit. Kategoritë e policëve dhe mësuesve, mua më duken të parakohshme pasi kemi vetëm 10 mijë vaksina.

“Për mua, këto vaksina duhet të shkonin fillimisht për personelin mjekësor, i cili përveçse do të ishte imun, do të mësonin se si t’i administronin vaksinat. Nga analizat që unë kam bërë vazhdimisht, mendoj se imuniteti duhet të jetë nga 40 deri në 60%.

“Duke qenë se dozat e vaksinës janë të kufizuara, duhet të vendoset prioriteti te personeli mjekësor që ende nuk e ka kaluar koronavirusin dhe te personat me moshë mbi 65 vjeç. Nëse Shqipëria do të arrijë që të vaksinojë këta persona para stinës së verës, jam i sigurt që do të parandalohet një valë tjetër e virusit në sezonin e virozave 2021-2022,”– tha epidemiologu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.