E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj, djali ilegal i Ahmedinexhadit, pas Skënderbeut poshtëron Nënë Terezën, në përvjetorin e shenjtërimit të saj
Sot

Erion Veliaj, djali ilegal i Ahmedinexhadit, pas Skënderbeut poshtëron Nënë Terezën, në përvjetorin e shenjtërimit të saj

Kastriot Myftaraj

Me rastin e 4 shtatorit, një vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës (tashmë Shën Tereza) në sheshin që mban emrin e saj, Bashkia e Tiranës ka vendosur një pankartë e madhe me një citat nga Shën Tereza. Pankarta ka një problem. Emri i Shën Terezës është shkruar në thonjza, që do të thotë se ajo është shenjtore e rremë.

Që në shkollën fillore mësohet kur citohet dikush nuk vendoset në thonjza emri i autorit, por citati. A thua nuk e dinë këtë në Bashkinë e Tiranës? Sigurisht që e dinë por e kanë bërë qëllimisht, për të poshtëruar Shën Terezën.

Pas Skënderbeut u bë atentat edhe ndaj Shën Terezës.

Erion Veliaj duhet të shkruajë në thonjza emrin e vet jo atë të Shën Terezës. Se Erioni është në fakt Erion Ahmedinexhadi, djali ilegal i ish-presidentit iranian Mahmudt Ahmedinexhad, i cili ka qenë në Shqipëri në 1979 si student revolucionar iranian dhe ka kryer edhe stërvitje ushtarake duke pasur si instruktore nënën e Erioni, e cila ishte oficere e Ushtrisë. Erion Veliaj i ngjan Amedinexhadit jo të atit në letër.

Këtë gjë e ka thënë në një nga portalet e tyre online në 2006, MEK, organizata e opozitës iraniane që tani është strehuar në Shqipëri. Lajmi u zhduk pas një sulmi kibernetik sorosian. Kjo është arsyeja që Erion Veliaj, megjithëse në territorin e bashkisë që drejton janë strehuar si refugjatë disa mijëra anëtarë të MEK, nuk i ka vizituar kurrë vendqendrimet e tyre.

Tallja zyrtare me Shën Terezën është një gjë shumë e rëndë. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ta marrë personalisht në dorë çështjen dhe të bëjë hetime për të gjetur përgjegjësin megjithëse është e qartë se cili është ai. Askush nuk do të guxonte në Bashki të bënte një tallje të tillë përveçse me urdhër të Erion Ahmedinexhadit. Nëse bëhen hetime, përgjegjësit e drejtpërdrejtë do të pohojnë se e kanë bërë me urdhër të kryetarit. Sepse ky “gabim” nuk bëhet as me emrin e Erion Veliajt, as atë të Edi Ramës. Ky “gabim” bëhet vec me emrin e Shën Terezës.

Ndonëse Shën Tereza është çështje e të gjithë shqiptarëve përveç muslimanëve praktikues shqipfolës të arabizuar, për këtë poshtërim të Shën Terezës duhet të shprehen pikësëpari Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Arkipeshkvia Metropolitane e Tiranë-Durrësit, kardinali Ernest Troshani, ai Dom Gjergj Zefi që shkruan për gjëra shumë më pak të rëndësishme si dhe intelektualët katolikë, e në rradhë të parë miku personal i Edi Ramës, Albert Nikolla, kordinatori i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. Pse hesht vetë Kryeministri Edi Rama?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.