Erion Veliaj do harxhojë 3 MILIARD LEKË nga taksat e popullit për propagandë me pyllin orbital
Më 15 Nëntor Erion Veliaj ka hapur një tender me vlerë 3 Miliard Lekë pa TVSH për blerje pemësh dekorative. Procedura do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit dhe fituesi do të shpallet më 15 Dhjetor 2022.
Ky tender i Bashkisë Tiranë me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar ka si objekt “Blerjen e pemëve dekorative për pyllin orbital dhe zona të ndryshme të Tiranës”.
Tenderi i cili do të furnizohet nga paratë e taksapaguesve të Tiranës do t’i shërbejë propagandës së kryebashkiakut në ekrane, i cili i veshur me çizme e lopatë në dorë të jep imazhin e “gjelbëruesit” të kryeqytetit të zaptuar nga kullat.
E thënë thjesht, shuma galopante që Erion Beliaj, mbjellësi i kullave, do të përdorë për të blerë pemë për “pyllin orbital të kullave” do të shkojë një pjeë tek oligarku që do i japë tenderin, e pjesa tjetër tek televizionet qeveritare që do transmetojnë kronikat e tij të gatshme i shoqëruar nga zarat artistë të bashkisë, e ky i fundit në rolin e ambientalistit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



