Erion Veliaj: Është haram të vjedhësh në muajin e Ramazanit!
Erion Veliaj, i njohur nga të gjithë me pseoudonimin Lali Leku apo Lali Vrasësi, prej ditësh vazhdon sulmet ndaj JOQ, pasi nuk i pëlqejnë artikujt denoncues dhe investigativë që media jonë bën.
Paturpësisht, ai deklaroi se JOQ vjedh miliona euro, duke na kërcënuar që do na denoncojë në prokurori dhe në polici, por pa pasur asnjë provë. Duket se ato që bën vetë ai, i ngjasojnë sikur i bëjnë mediat që janë në shërbim të qytetarëve.
Veliaj mori rolin e policit dhe prokurorit duke u përpjekur të frikësojë misionin e JOQ, por harron që në tenderat që ai firmos ka dhjetra shkelje, që JOQ ALBANIA i ka publikuar me dokumenta, zë dhe me figurë.
E mesa duket, i gjendur në vorbullën e vjedhjeve të mëdha, Veliaj mendon se me shtrimin e iftarëve tek vëllezërit mysliman, në këtë muaj Ramazani, ky mëkat do i falet. Gjithashtu, në përpjekje për të fituar ndonjë votë nga myslimanët, ai hiqet shpesh si besimtar.
Duke folur për JOQ, në një nga televizionet që ai ka blerë, ka thënë se është harram të vjedhësh në muajin e Ramazanit, duke drejtuar gishtin nga media jonë. Mirëpo, kjo fjali e nxjerrë nga goja e tij, për JOQ, është komplet kontradiktore, pasi është ai vetë, që po bën namin me vjedhje dhe për këtë mjafton t’i hidhni një sy tenderave të denoncuar nga gazetarët tanë./ joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



