E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Veliaj i jep 600 MILIONË Lekë nga të popullit Afrim Qëndros
Lajme

Erion Veliaj i jep 600 MILIONË Lekë nga të popullit Afrim Qëndros

Tenderat e majmë në të gjitha institucionet shqiptare, fitohen nga njërëz afër pushtetit ose miq të pushtetarëve, për të cilat SPAK nuk e heton por  thjesht është një me partinë dhe Edi Ramën, pavarësisht se shumë pak janë në dijeni të kësaj.

Këtë radhë Erion Veliaj i ka falur në një tender me Flamur të Kuq mbi 620 MLN LEKË PA TVSH, duke skualifikuar të gjithë konkurrentët në garë, fisit të ish-drejtorit të ARRSH Afrim Qendros në letra, për kompaninë e kamufluar të këtij të fundit. Qendro ka mbajtur edhe të tjera poste të rëndësishme si nënkryetar i Bashkisë Vlorë dhe Prefekt i Tiranës.

“LIGUS Shpk” përfituese e miliarda lekëve nga ato të shqiptarëve është kompania e kamufluar e fisit të Afrim Qendros, e zhytur aq thellë në emra fiktivë në letra sa për t’i shpëtuar drejtësisë. Si në këtë rast ku i janë dhënë mbi gjysmë miliard lekë duke skualifikuar për kritere të veçanta çdo operator në garë.

Shupo Qëndro i cili e kishte përfituar kompaninë mes dhurimit nga Natali Dhima në 100% të aksioneve, i ka dhuruar 50% të aksioneve të kompanisë Erion Muçajt në vitin 2017 e më pas në 2020 ia dhuron 50% të aksioneve të tij Amarilda Çelajt, duke u larguar kështu përfundimisht nga kompania në letra.

Vetëm nga Bashkia Tiranë, kjo kompani pas kamuflimit të gjurmëve të Shupo Qendros në letra, ka përfituar mbi 5 MILIARD Lekë pa TVSH në kontrata prokurimesh publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.