Në një hulumtim që realizuam nëpër 15 rrugët kryesore të Tiranës, numëruam rreth 130 kioska. Në video janë fotot e bëra nëpër rrugët e Tiranës dhe rëndesia që i jep Erioni Betoni nëpër fjalime hapësirës publike të vëna në krahasim për të dalluar propagandën nga realiteti.
Problemet me këto kioska janë të shumta:
– Nuk janë të zbardhura kriteret ligjore dhe jepen pa asnjë transparencë nga Bashkia e Tiranës dhe firma kontraktuese prej saj; zakonisht u jepen klientëve të preferuar ose eksponentëve të partisë që janë të lidhur me biznesin.
– Zënë hapesirat publike më shumë se çdo shitës ambulant që trajtohet në mënyrë kafshërore nga policia bashkiake. Hapësira që zë një kioskë është mesatarisht nga 9m2 deri në 16m2; kryesisht janë të vendosura pranë lulishteve në trotuaret për këmbësorë.
– Krijon konkurencë të pandershme me dyqanët pranë që janë të vendosur në godina dhe që paguajnë një sërë taksash për bashkinë dhe për qeverinë.
Veliaj sado që del sikur mbron hapësirën publike do mbahet mend si kryebashkiaku që ktheu kioskëzimin e Tiranës për interesat e klientëve që e pasurojnë dhe e mbrojnë. Hodhi poshtë edhe të vetmen arritje që i njohin në vitet si kryebashkiak, kapitenit të tij Edi Rama, pikërisht heqjen e kioskave.



