Erioni i Ersekës i fal 700 MLN pa garë Beharit të BOLV OIL

Erion Isai, ersekari që është aktualisht në krye të Bashkisë Kolonjë, ka realizuar një tender kryekëput të dyshimtë. Ai i ka falur plot 700 milionë lekë të vjetra me TVSH pronarit të BOLV OIL, Behar Çukaj.

Këto para nga xhepat e taksapaguesëve të Ersekës janë dhënë pa garë dhe pa kurrfarë konkurrence. Themi kështu pasi pjesëmarrësi i vetëm në këtë tender është pikërisht Behar Çukaj, i cili natyrisht është shpallur edhe fitues.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-96442-02-26-2024 dhe me objekt “Loti nr.1 Blerje karburant GAZOIL (10 ppm ULSD) diferencë për vitin 2024 ,vitin 2025 dhe vitin 2026”. Fondi limit është caktuar në vlerën 58,000,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Përveçse pa konkurrencë, tenderi është tepër i dyshimtë edhe për faktin se vlera fituese është thuajse sa 100% e fondit limit. Kompania fituese, OLSI shpk, ka ofruar vlerën 57,751,896 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në këtë mënyrë duket se Erion Isai vazhdon të pasurohet në mënyrë abuzive me paratë e taksapaguesëve të Ersekës dhe asgjë nuk i ndodh nga ana e organeve të drejtësisë.

Publikuar nga Publik Media