E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Mamaqi rikthehet në skenën e ‘Portokallisë’ pas 12 viteve
Showbiz

Ermal Mamaqi rikthehet në skenën e ‘Portokallisë’ pas 12 viteve

Sot, ai moderon suksesshëm “Xing” me Ermalin në TV Klan, ku pjesë e studios së tij televizive janë bërë ndër vite personazhe nga më të famshmit shqiptare, por edhe ata të huaj. Por, sot lajmi i rikthimit të tij në skenën e “Portokallisë” ka ardhur kaq i befasishëm dhe i papritur. Ka qenë vetë Ermali, i cili në një video që është postuar nga miku i tij, aktori tjetër i humorit Rezart Veleshnja ka bërë me dije se do të jetë pjesë e skenës së humorit në këtë puntatë të “Portokallisë”, pres së cilës ai u largua plot 12 vite më parë.

“Mirëmbrëma kam ardhur këtu në Portokalli’, dëgjohet të thotë Ermali në video, ku me siguri ai do të vijë përpara spektatorit me statusin e të ftuarit special. “Ermal Mamaqi sot në Portokalli. Do e ndriçojë skenën këtë javë”, shprehet Rezart Veleshnja krahas videos

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.