E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Mamaqi, Vdekja e kalit dhe …. varri i kulturës
OP-ED

Ermal Mamaqi, Vdekja e kalit dhe …. varri i kulturës

Ka një të mirë ky marketing i paparë i shfaqjes së E. Mamaqit. Më kujton një nga filmat më të bukur të kinemasë shqiptare. ‘Vdekja e kalit’ Sikur vaksinohem per të mbrojtur atë dije e kulturë që kam( ndjesë për mungesën e modestisë)
Në lidhje me fjalen vdekje. Shqipëria e pas ‘90-ës e ka të pamjaftueshem filmin ‘Vdekja e kalit’, sepse nuk është bërë film i libri i At Zef Pllumit; apo i Pjeter Arbnorit; sepse nuk është  xhiruar një internim apo një burg i diktatures e të shfaqet në kinema. Perpjekjet modeste i ka bere me filmat dokumentare zj. Luli Progni e ndonjë tjeter. Kaq.

Pasi historia e vertete e popullit tone, sikur te shnderrohej ne nje film “Alla Steven Spielberg” apo “alla Ridley Scott”- do ishte nje film epik qe do ta ngrinte Shqiperine ne lartesine per te cilen jane perpjekur burrat e vertete te shtetit, qysh 100 vjet me pare.
Shqiperia ka pesuar shume vdekje, ka shkaktuar mjaft vdekje, ka zhdukur mjaft vdekje- por nuk ka gje me te rende nga vdekja e kultures.
E qeshura nuk i shkon ketij vendi paralel me vulgun e nivelit me te ceket. Humori eshte nje art i veshtire e kapercen nivelin e zhargonit te stisur.
Por filmi miliona fitimesh i Mamaqit nuk eshte pa gjë.
Eshte nga rastet e pakta që më pelqen kryeministri në daljet e tij. Per here të pare shfaqi sinqeritetin e sojit te vet. Nuk genjeu, nuk ironizoi, nuk përgojoi. Thjesht nxorri ‘ç’ka barku’.
A e mendoni se çfare filmi do shikonim nese do bashkohej muzika e Valentin Veizit, regjia e Albert Minges apo Anagnostit, skenari i bazuar mbi librin e Visar Zhitit apo Sami Repishtit, aktoret e shkelqyer…. ata qe edhe ti, lexues i vemendshem i ke ne mendje e do t’i shohesh ne film; dhe buxheti i rruges miliona eurosh te Astirit?!
Sigurisht, pa paruken e Edi Rames.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.