Ersid Hasesallari largohet nga drejtimi i AKU-së, ‘zbarkon’ pranë IKMT
Ersid Hasesallari nuk do të jetë më në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke shënuar një tjetër lëvizje në nivelet drejtuese të institucioneve shtetërore.
Sipas informacioneve për mediat, ai është emëruar në një detyrë të re si drejtor për çështjet e mjedisit në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë arsyet e largimit të tij nga AKU, as detaje të plota mbi përgjegjësitë që do të mbajë në funksionin e ri.
Lëvizja vjen në një kohë kur institucioni i sigurisë ushqimore është shpesh në qendër të vëmendjes publike për shkak të sfidave dhe problematikave në treg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



