E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervin Hodaj  emërohet  në Shkodrën e përgjakur  nga krimi
Publik News

Ervin Hodaj emërohet në Shkodrën e përgjakur nga krimi

Në krye të Policisë së Shkodrës është emëruar Ervin Hodaj. Hodaj ka drejtuar më herët drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Drejtorinë e Policisë së Fierit. Ai vjen nga një karriere të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës. Tashmë ai do të jetë në krye të uniformave blu në Shkodër, në një qytet, ku viti që po lëmë pas ka qenë i mbushur me ngjarje të rënda kriminale

Ndryshimet ne polici

Ermal Muça, do të lërë Korçën, ku ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Policisë në vitin 2021, për t’u dërguar në një tjetër detyrë.

Ai është emëruar në krye të Drejtorisë së Policisë në Vlorë.

Muça është një oficer karriere, ka mbajtur poste drejtuese ndër vite në polici.

Muça ka mbajtur postin e zv.drejtorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Në vitin 2016 ai është emëruar në krye të Drejtorisë së Policisë Lezhë,

Lëvizja e fundit e tij ka qenë ajo e firmosur nga Gledis Nano, në vitin 2021, si numri dy i Policisë Korçë, në vend të Ilir Prodës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.