E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervin Hodo është paracaktuar si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Publik News

Ervin Hodo është paracaktuar si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-kreu i Policisë së Fierit dhe Tiranës Ervin Hodo është paracaktuar si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht në garë janë katër kandidatë të cilët kanë rezultuar të pastër, në lidhje me kriterin e figurës. Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Por sipas Berishës, në krye të BKH-së është përzgjedhur Ervin Hodaj, të cilin e akuzon se ka favorizuar bandën e Habilajve në trafikun e drogës.

Postimi i plotë i Berishës:

Miku i bandes se Habilajve i paracaktuar si kryetar i BKH! Sukses i ri i Dvoran Reformes..

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Dr.Berisha po ju dergoj nje info shume te rende.Kete jave mbyllet procesi i emerimit te kreut te BKH dhe kane caktuar si drjtues Ervin Hodon, i cili eshte akuzuar nga dy oficere policie ne azl si Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj si i perfshire ne favorim te bandes se Habilajve. Kur ishte Tahiri minister Hodo ka qene drejtor i policise se Fierit qe Zagani i conte emaile e informacione per Habilajt. Po dieht si shkoi ceshtja e tij. Turp turp cfare po ndodh ne kete vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.