E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervin Salianji: Më 18 dhjetor, mundësi e bashkimit të PD-së
Lajme

Ervin Salianji: Më 18 dhjetor, mundësi e bashkimit të PD-së

S’do lejojmë të prevalojë interesi personal. Luftë frontale me qeverinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se do të ketë vetëm një Kuvend, ai i datës 18 dhjetor që do t’i japë mundësi bashkimit të PD-së. Pas mbledhjes së kryesisë së degës Korçë, Salianji në një komunikim me gazetarët tha se ajo që është thirrur nga Sali Berisha është miting.

Sipas tij, 100% e anëtarëve të këshillit kombëtar të zgjedhur në qarkun e Korçës janë në mbështetje të PD dhe të Kuvendit në datën 18 dhjetor.

Ai u shpreh se PD ka vetëm një luftë frontale dhe të fuqishme, atë me qeverinë dhe Edi Ramën, ndërsa deklaroi se nuk do të lejojnë që të prevalojë interesi personal.

“Një kuvend që i jep mundësinë të gjithëve që të shprehen dhe  i jep mundësinë bashkimit të PD dhe të shprehjes jo vetëm të mendimit dhe qëndrimit, por edhe të votës dhe mbështetjes së çdo delegati ndaj qëndrimeve të ndryshme në PD

100% e anëtarëve të këshillit kombëtar të zgjedhur në qarkun e Korçës janë në mbështetje të PD, por edhe të Kuvendit në datën 18 dhjetor.

Edhe për degën e Maliqit është e njëjta situatë dhe çdo pretendim tjetër i rremë për mandate delegatësh është diskredituar ashtu siç është diskredituar edhe në publik.

Njihet kush janë drejtuesit dhe delegatët e PD dhe është e qartë që përpjekja përbashkuese që po bën PD për Kuvendin e 18 dhjetorit po gjen mbështetje të jashtëzakonshme për të mos lejuar që interesi personal të prevaolojë. 

PD në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment dhe për asnjë çështje nuk del dot përballë SHBA sepse ka genin e saj, ka orientimin e saj properëndimor që i mban të bashkuar këta njerëz dhe partneriteti strategjik me ta jo vetëm është i domosdoshëm, por për demokratët që vlerat e tyre në PD kanë vlerat që përfaqësojnë SHBA, e shohin këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për të dhënë drejtim dhe për ta orientuar PD në një luftë frontale të fortë ndaj Edi Ramës dhe për të mos çuar asnjë milimetër kub uji në qeverinë e Edi Ramës për t’i dhënë frymëmarrje

PD ka vetëm një Kuvend. Kuvendet nuk janë si dasmat që mund të ftojë gjithsecili atë që do dhe në datën që do. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar. Kuvend ka vetëm në datën 18. Mitingje forma të ndryshme të organizimit nuk ka vetëm PD kanë edhe partitë e tjera. 

Janë pothuajse që të gjithë në unision në mbështetje të PD dhe shifrat e tjera që jepen janë tollovi për të çoroditura dynjanë. 

Janë aspak të vërteta, një pjesë janë jo vetëm në një proces jo serioz, por edhe të falsifikuara. Nuk ka firma, nuk ka Kuvend tjetër përveç atij të datës 18.

Ne jemi një parti politike dhe forumet janë përfaqësues edhe të foltores. PD nuk ka kuvend tjetër përvec datës 18.

PD ka luftë frontale vetëm me qeverinë. Të gjitha nismat tona të depozituara në Kuvend janë në interes të qytetarëve”, u shpreh Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.