E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Erzeni”: Kampioni i evazionit, jo i bulmetit
Lajme

“Erzeni”: Kampioni i evazionit, jo i bulmetit

20 milionë euro të vjedhura nga shteti, mashtrim konsumatori dhe mbrojtje politike

Paga gjysmë në bankë, gjysmë në dorë, pension minimal për punëtorët

Për vite me radhë, “Erzeni” ka përdorur skemën e pagave të dyfishta, duke deklaruar vetëm gjysmën e pagës reale. Rezultati? 20 milionë euro evazion çdo vit dhe mijëra punëtorë të dënuar me pension minimal.

Djathë me vaj palme dhe kos me qumësht pluhur  mashtrim i ftohtë në etiketë

Punëtorët e linjës rrëfejnë: kazanët mbushen me vaj palme dhe qumësht pluhur të importuar nga tregje të dyshimta. Produktet shiten si “të freskëta”, por janë një bombë e fshehur shëndetësore.

Tatimet luanë për të vegjlit, mace për oligarkët  Në mbi 12 vite aktivitet, asnjë kontroll serioz tatimor për “Erzenin”. Lidhjet me pushtetin e bëjnë të paprekshëm. Kur biznesi është “i lidhur”, ligji nuk zbatohet.

SPAK, koha për veprim. Ky nuk është vetëm evazion, është krim ekonomik i organizuar. Pyetja është e qartë: sa kushton “mbyllja e syve” e Tatimeve dhe kush i mbron oligarkët e bulmetit?

Publik.al do të zbardhë çdo hallkë të skemës,  nga kazani i vajit të palmës deri te zyrat e pushtetit ku mbyllen sytë ndaj vjedhjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.