E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Escobar mban konferencën e fundit për mediat
Politikë

Escobar mban konferencën e fundit për mediat

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe i dërguari i Qeverisë Amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta mbajë sot konferencën e fundit të tij për shtyp.

Në këtë konferencë, Escobar do të flasë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë tre viteve kur mbajti këtë post.

“Në konferencën e tij të fundit përpara se të largohet nga pozicioni për detyrën e tij të ardhshme në Shërbimin e Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të tij në këtë rol, si dhe sfidat dhe mundësitë në të ardhmen, dhe do të marrë pyetje nga gazetarët”,thuhet në njoftimin për media.

Escobar u shkarkua nga kjo detyrë, por DASH tentoi ta zbuste largimin e tij duke thënë se do të shkojë në një detyrë tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.