‘Është fjalë e madhe t’iu thuash zotëri’, socialistja zhgënjehet nga Rama, zbulon SKENARIN për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë
Nënkryetarja e FRESH në Mat Linela Markja është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si janë zgjedhur kandidatët për deputetë nga platforma “Deputeti që duam”.
Sipas saj, kjo platformë, e cila u linçua si një risi për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Prillit ishte një propagandë, pasi ata që u zgjodhën realisht nuk kishin qenë pjesë e raundit të parë përzgjedhës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se kryeministri Edi rama e ka bërë veten njëlloj si diktatori Enver Hoxha.
Postimi i plotë i Markjas:
Përshëndetje ‘i nderuar’ kryeministër, Mbase nuk më jepet mundësia t’ua them përballë por po e ndaj në rrjete sociale meqë janë të preferuarat tuaja.
Takimi i sotëm vërtetoi më së miri që platforma “Deputeti që duam” është thjesht një propagandë sepse sot kishte fitues të një raundi, kandidatë që nuk ishin aspak pjesë e atyre që dolën në raundin e kaluar.
Dhe e dyta: Lista e deputetëve të PS përbëhet nga 140 deputetë. Ndërsa ju, ju jepni mundësinë vetëm 20 kandidatëve që përbëjnë 14% të totalit.
Sot e bëtë tamam veten për t’iu thënë Shoku Edi, se të jesh zotëri është fjalë e madhe për t’ju quajtur.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



