E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Është komunist në zell”/ Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët
Lajme

“Është komunist në zell”/ Basha akuza ndaj Berishës: S’ka lënë ish-kryetar pa rrahur dhe thyer këmbët

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar  të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.

“Ka zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Apo t’i kthejë në një departament non grata njësoj si familjen e tij. Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar. Berisha s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur, pa i thyer dhëmbët, tha Basha.

“Berisha barrë për qytetarët dhe PD”, Basha: Nuk ia fal kurrë, është bërë tub oksigjeni për Ramën

Pas kaosit të kruijuar në Partinë Demokrartike ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat Lulzim Basha.

Basha e ka konsideruar Beriashën si një barrë për PD dhe qytetarët e tub oksigjeni për Ramën .

Ai është shprehur se sot është paraqitur në seli me persona me precedent kiminal dhe baron droge.

“Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, në vend që të merremi me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë të shtojnë një vakt në ditë, me shqiptarët që harxhojën të gjithë buxhetin familjarë me faturën e dritave, të ujit të taksave dhe nuk u mbeten para për këpucët e fëmijëve.

Nuk ia fal kurrë si qytetar, si demokrat, si prind i dy fëmijëve. Sali Berisha është bërë barrë për qytetarët dhe PD. Tub oksifgjeni i Edi Ramës dhe pengesë e qytetarëve.

Personat që kishte ardhur me Berishën ishin bandit, me precedent kriminal që I njeh e gjithë Tirana. Njerëz që kanë ardhur me pantallona të grisura në 2005, baron të drogës, asnjë forcë nuk i imponohet PD.”- tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.