E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Është magjike’ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë pas lindjes
Showbiz

‘Është magjike’ Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë pas lindjes

Këngëtarja për herë të parë pas lindjes në një intervistë për revistën ‘Class’ ka shprehur të gjitha ndjesitë e saj si nënë dhe sa ka ndryshuar pas ardhjes së vogëlushes në jetë.

“Është magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë ‘Ajke’. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Është dueti ynë më i bukur”, – është shprehur Xhensila.

Ajo ka thënë se nuk preferon të flasë shumë për të apo të publikojë fotografi në rrjete sociale, për ta mbrojtur nga të gjithë njerëzit dashakeq.

“Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam ‘kujdes kafshon’ kur bëhet fjalë për bijën time”, – ka thënë Myrtezaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.