E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori që drejtoi operacionin e SPAK,  për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 13 zyrtarëve të tjerë
Publik News

Prokurori që drejtoi operacionin e SPAK, për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 13 zyrtarëve të tjerë

Prokurori që ka çuar në pranga gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe zyrtarë të tjerë, është Altin Dumani.

Sipas informacioneve për mediat, i gjithë operacioni është drejtuar nga ai.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua me kërkesë të SPAK, mëngjesin e sotëm, së bashku me avokatin Aldo Tabaku, sekretaren Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi, i dënuari Sajmir Petani, vëllai i të dënuarit Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

Po kush është Altin Dumani?

Në moshë 45-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.