Euro24/Silvinjo nis punën për Italinë me dy seanca stërvitore
Kuqezinjtë tashmë do të përqendrohen tërësisht te Italia, me një program të ngjeshur të përgatitur nga trajneri brazilian dhe stafi i tij.

Nëse në ditët në Austri ishte punuar më shumë në aspektin fizik dhe përgatitor të lojtarëve që vinin me minutazhe të ndryshme nga klubet e tyre, në Gjermani tani vëmendja do të jetë e gjitha te taktika, duke u bazuar kryesisht te ndeshja e parë kundër Italisë. FSHF bën të ditur se gjatë ditës së nesërme, ekipi do të ketë dy seanca stërvitore të mirëfillta në kompleksin në Kaiserau ku po akomodohen kuqezinjtë.
Seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00, ndërsa e dyta do të startojë në ora 17:00. Pritet që tanimë puna të jetë e fokusuar vetëm te kundërshtari i parë në Europian dhe Silvinjo do të detajojë rreshtimin me të cilin do të përballojë skuadrën kampionë në fuqi të Europës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



