Eurodeputetët dhe Beleri takohen në hotel
Kryeministri Edi Rama refuzoi mbrëmë një takim me një grup eurodeputetësh që janë pjesë e një komisioni të Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Pasi refuzoi takimin në kryeministri, mësohet se Rama është takuar me ta sot në mëngjes në ambientet e hotelit ku po qëndrojnë ata.
Në takim thuhet se ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Fredi Beleri. Por ligjvënësit europianë kanë mbetur të shokuar nga ajo që u ka thënë kryeministri.
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz u tha gazetarëve se Rama u kishte thënë se ‘po i vëzhgon’ dhe se e ‘di se çfarë po bëjnë’.
Në këtë takim ka qenë prezent edhe eurodeputeti Fredi Beleri. Kjo është përballja e parë e Belerit me Ramën pas daljes së tij nga burgu.
Beleri në deklaratat e tij për mediat është shprehur se burgosja e tij ka qenë politike, ai akuzohej për blerje votash në zgjedhjet vendore të 2023-shit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



