Eurodeputetët, po gaboni: Zgjidhni këto çështje në Tiranë
Opozita shqiptare ka bërë shfaqjen skandaloze në Parlamentin Europian. Praktikën e bojkotit që ndjek prej muajsh në Parlamentin e Tiranës e ka vënë në zbatim edhe atje, por ka ndeshur në reagimin e ashpër të erodeputetëve .Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh se këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin shqiptar, jo në Parlamentin Europian. Gjithashtu Kukan ka shprehur keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës nga salla.
Ndërkohë drejtuesja e seancës në Bruksel është detyruar t’i ndërpresë fjalën deputetit të PD Gec Pollo duke qenë tërësisht e habitur nga çfarë po ndodhte dhe duke mos kuptuar asgjë nga ato që ka thënë Pollo. Në këto kushte, PD ka vendosur të braktisë mbledhjen e Parlamentit Europian.
Pas kësaj drejtuesja e Parlamentit Europian Monica Macovei, i ka sulmuar keq politikanët shqiptarë, të cilët i akuzoi se shpërdorojnë paratë e shqiptarëve dhe nuk janë të intresuar për të ardhmen e tyre.
“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë”, tha zyrtarja e lartë.
Sakaq, shtoi se tashmë është koha që partitë politike në Shqipëri të bëhen bashkë në të mirë të qytetarëve.
“E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



