Eurodeputeti ngre alarmin: Serbia e nxitur nga Rusia mund të sulmojë Kosovën!
Eurodeputeti Riho Terras ka reaguar së fundmi në lidhje me shqetësimin se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin. Ai thotë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.
Eurodeputeti shkruan në Twitter:
Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian.
Kujtojmë se në veri të Kosovës ka nisur mbyllja e rrugëve, pak orë para se të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë për reciprocitet në mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Serbia.
Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



