E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Integrimi në BE? E kujt i plasi!
Publik News

Integrimi në BE? E kujt i plasi!

 

Nga gjithë rrëmuja e djeshme me llafe burrash që po i nxjerrin njëri-tjetrit të palarat sheshit, ajo që më shqetëson me të vërtetë është ajo batuta e Kryeministrit Rama, e hedhur kështu si pa të keq, që: “Edhe nëse nuk hapet dera e integrimit s’do jem i shqetësuar.”

Kjo e bën Ramën, kryetarin e parë politik, mes gjithë atyre të tjerëve të tranzicionit pambarim të Shqipërisë, ndoshta për shkak të sigurisë së mandatit të tretë, që të tregojë të vërtetën e lidershipeve politike shqiptare: që atyre realisht nuk i plas, dhe nuk e duan integrimin e Shqipërisë në Europë. Që bëjnë vetëm atë që janë të detyruar të bëjnë, dhe proçeset e tjera integruese i sabotojnë sa mundin.

Kalimi i Shqipërisë nga feudalizmi politik, ekonomik dhe sidomos kulturor drejt demokracisë, ekonomisë së tregut, shtetit të së drejtës dhe urbanizimit mendor të shqiptarëve nuk u intereson këtij grushti njerëzish. Përkundrazi tmerron ata. Këta, në këto 30 vjet i kanë ndarë shqiptarët në ushtri të egërsuara personale, i kanë mbajtur shqiptarët në luftë mes njeri tjetrit, i kanë zhytur në llogore dhe nuk i lenë të dalin në shesh ta shohin, ta duan, dhe të bashkëpunojnë me njeri tjetrin siç na ka hije. Siç kanë ardhur punët, e vetmja gjë që na bashkon, nga e cila përfitojmë të gjithë njësoj është avancimi në proçeset e integrimit në BE.

Prej kohësh e mendoj se shqiptarët ikin vetë në Europë sepse nuk kanë besim në sinqeritetin e qeverive të tyre, që betohen e stërbetohen se e duan integrimin Europian. Me ritmin që ikin shqiptarët në Europë, pas 25 vjetësh, rreth 80% e tyre do jenë aktualisht qytetarë Europianë, me pashaportë të një prej vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa qeverinë politike shqiptare Brukseli ende nuk do e ketë qasur as tek dera.

Çat t’thot vllai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.