E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurostat e përgënjeshtron INSTAT: Inflacionu kapi nivelin 5.8%
Lajme

Eurostat e përgënjeshtron INSTAT: Inflacionu kapi nivelin 5.8%

Rritja e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin qershor vazhdon të shqetësojë, me shifrat e publikuara nga Eurostat dhe NSTAT që tregojnë diferencë të theksuar në nivelin e inflacionit.

INSTAT thotë se inflacioni shkoi në 4.5%, por Eurostat e përgënjeshtron:, kapi nivelin 5.8%

Sipas Eurostat, inflacioni për muajin qershor ka arritur nivelin 5.8%, duke e bërë atë më të lartën në këtë vit, ndërsa NSTAT raporton një nivel më të ulët prej 4.5%. Kjo diferencë shprehet me qartësi në raportin e tyre, të cilat tregojnë përse çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazike në Shqipëri janë më të larta krahasuar me disa vende të eurozonës, si Franca, Irlanda, Portugalia, Finlanda, Greqia, Qipro, dhe Danimarka.

Gjatë muajit qershor, grupet që kanë përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve ishin “Argëtim dhe Kulturë”, “Ushqime dhe Pije joalkoolike”, “Mobilim, Pajisje Shtëpie dhe Mirëmbajtje”, dhe “Hotele, Kafene dhe Restorante”. Rritja e çmimeve në këto sektore ka ndikuar në rritjen e indeksit të çmimeve të konsumit, duke e lartësuar atë në nivele të konsiderueshme.

Ndërkaq, grupi i “Transportit” është ai që ka përjetuar një ulje të çmimeve me 7%, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në këtë sektor.

Ky raport tregon se çmimet në Shqipëri kanë vazhduar të rriten, ndërkohë që në disa vende të tjera të eurozonës, situata ka qenë më e stabilizuar. Kjo sjellje e çmimeve kërkon një vëmendje të veçantë nga institucionet dhe politikat e qeverisë, për të adresuar arsyet dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për të frenuar rritjen e inflacionit dhe siguruar stabilitet në ekonominë e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.