E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EUROSTAT: Shqipëria ndër vendet me vdekshmëri më të lartë në Europë
Lajme

EUROSTAT: Shqipëria ndër vendet me vdekshmëri më të lartë në Europë

Bazuar në studimin më të fundit të bërë nga EUROSTAT, vendi ynë rezulton si një ndër vendet më të rrezikshme, kjo si shkak i numrit të lartë të viktimave të aksidenteve rrugore.

Shqipëria renditet në një ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, raporton Syri.net.

Në vend të parë renditet Kazakistani, në vend të dytë Kirgistani, e treta vjen Rusia dhe në vend të katër Shqipëria, shumë pranë ka Taxhikistanin.

Harta e publikuar nga Eurostat, e rendit Shqipërinë në vendet e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ku hyn vendet me vdekshmëri 20-25 persona për 100 mijë banorë.

Vendet me të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë jeshile dhe në vend të parë për sigurinë rrugore është Norvegjia  me 0-3 viktima për 100 000 banorë ndërsa pas saj renditet Malta, Suedia, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.