E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evakuimi dramatik në Rrugën e Arbrit: 50 persona të bllokuar nën dëborë për 7 orë”
Lajme

Evakuimi dramatik në Rrugën e Arbrit: 50 persona të bllokuar nën dëborë për 7 orë”

Dëbora e rënë gjatë ditës së sotme ka shkaktuar vështirësi në disa qytete të vendit, me problemet më të mëdha në zonat e Dibrës, Kukësit, Shkodrës dhe Tropojës. Në Qafë Thamë, Korçë dhe Pogradec, reshjet kanë ndodhur pa krijuar ndonjë problem.

Situata më kritike u regjistrua në Rrugën e Arbrit, ku mbi 300 makina u bllokuan për afro 7 orë në mes të dëborës dhe ftohtësisë. Edhe pse janë shpenzuar miliona në këtë rrugë, shteti dhe firma “Gjoka” kanë pësuar dështim. Problemi u bë i papërballueshëm për shofërët dhe banorët, ndërsa shumë fëmijë mbetën të pambrojtur nga temperaturat nën zero.

Pas një periudhe të gjatë bllokimi, ende nuk kishin hyrë borëpastrueset. Tani, me nisjen e operacionit për zhbllokimin e rrugës, policia ka evakuuar mbi 50 persona nga automjetet e bllokuara. Megjithatë, sfida vazhdon për drejtuesit e automjeteve që tentojnë të kthehen drejt Tiranës.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po mundohen të rikthejnë normalitetin në rrugë, ndërsa apelojnë për përdorimin e gomave dimërore nga shoferët në zonat me reshje bore. Situata është normalizuar në disa akse, si Peshkopi-Maqellarë dhe Rruga e Kombit, ndërsa ende kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në rrugën e Arbrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.