E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evazion fiskal i “ONE Albania” dhe “Albtelecom” : Bilanci 2022, nga 12 milionë Euro fitim në 125 milionë Euro humbje
Lajme

Evazion fiskal i “ONE Albania” dhe “Albtelecom” : Bilanci 2022, nga 12 milionë Euro fitim në 125 milionë Euro humbje

  Deri tani, këtë mashtrim nuk e kanë firmosur akoma Ministria i Financave e Posta Shqiptare si ortake në “ONE Albania”, por mbajtja e fshehtë e këtij krimi financiar prej tyre, është shenjë se do ta firmosin, ngaqë e dinë se  hungarez i Viktor Orban e grupit oligarkik të Vladimir Putinit, është edhe pazarxhi punësh të pista me kryeministrin Edi Rama…

Evazioni fiskal nëpërmjet mashtrimit me falsifikim të bilancit tatimor, është skema e vjedhjes miliona Euro, që mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, ka filluar të bëjë edhe si pronar i kompanisë celulare “ONE Albania”.

Më 31 mars 2022, ai bleu mbi 94% aksione të “ONE Albania”, ndërsa më 22 dhjetor 2022, kompaninë “Albtelecom” e shkriu brenda “ONE Albania” me miratim të qeverisë shqiptare, pa e kaluar këtë ndryshim pronësie të huaj në parlament, paçka se është sektor strategjik i sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

Ky është  mashtrimi financiar, që hungarezi Gellért Zoltán Jászai bëri me bilancin e vitit 2022, duke e nxjerrë kompaninë “ONE Albania” me 11 milionë Euro humbje, kur xhiroja vjetore ishte 31 milionë Euro, ndërsa fitimi real ishte 12 milionë Euro.

Deri para 1 jave, ky mashtrim ishte në dosjen e ekstraktit tatimor të kompanisë “ONE Albania”, por mafiozi hungarez Gellért Zoltán Jászai, në bashkëpunim me shefat e pushtetit, ka futur në dosje një bilanc tjetër, me të dhëna të tjera përsëri me humbje.

Bilanci i parë i vitit 2022 nga ky grup telefonik, u dorëzua me 11 milionë Euro humbje, i ndarë në 5.3 milionë Euro humbje “ONE Albania” dhe 5.7 milionë humbje “Alb Telekom”; shifra false që tatimet ia pranuan, sepse hungarezi është mik pazaresh i Bablokut.

Ndërsa në variantin e dytë të dorëzuar me 26 qershor 2023, që zëvendësoi bilancin e parë, grupi telefonik ““ONE Albania” deklaroi 12.5 miliardë lekë humbje, përkatësisht 460 milionë lekë humbje “ONE Albania” dhe 12.4 miliardë lekë “Albetelecon”.

“ONE Albania” dhe “Albtelecom” evazion fiskal i

Në vendimin për miratimin e bilancit të vitit 2022, dorëzuar në tatime e QKB brenda ditës më 26 qershor 2023, thuhet: – “Për shkak të humbjes së madhe financiare, kompania “ONE Albania” nuk do shpërndajë divident (fitim) për ortakët, që do të thotë se përveç  taksës së tatim-fitimit, shteti nuk takson as dividentin e nuk merr asnjë fitim si ortak.

Deri tani, këtë ndryshim bilanci me 12.5 miliardë lekë humbje për vitin 2022, që ka falsifikuar e dorëzuar pronari hungarez  Gellért Jászai, nuk e kanë firmosur akoma Ministria i Financave si aksionere  me 2.545% dhe Posta Shqiptare me 0.455% në grupin telefonik “ONE Albania”.

Por mbajtja e fshehtë e këtij krimi financiar nga Ministria e Financave që ka në vartësi edhe QKB-në, Tatimet e Postën Shqiptare, është shenjë se do ta firmosin, ngaqë e dinë se mafiozi hungarez i Viktor Orban e grupit oligarkik të Vladimir Putinit është edhe pazarxhi punësh të pista me kryeministrin Edi Rama.Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.