E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Evi Kokalari ndërron mendje: Do rikthehem deri në përmbysjen e Bashës
Publik News

Evi Kokalari ndërron mendje: Do rikthehem deri në përmbysjen e Bashës

Tha që kam punë në USA  dhe do largohem nga “FOLTOIRJA”  ppr duket se eshte bere pishman. Me ane te nje statusi Evi Kokalari  njoftom se do kthehem  perseri në Tiranë  deri në vendosjen e demokracise në PD.

Statusi i Kokalarit:

Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër;

Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku tashmë bën pjesë dhe grupi Bashës.

Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit.

Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.

Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi.

Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën nga shkatërrimi total.

Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në New York, Ohio dhe Florida.

Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij, fillojnë me fushatat e vitit 2022.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.