E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook  deklaron fitime rekord
Lajme

Facebook deklaron fitime rekord

Skandalet e njëpasnjëshme, që nga ai i përdorimit të të dhënave të klientëve e deri te fshehja e raporteve mbi efektet te të rinjtë, siç duket kanë qenë shumë zhurmë për asgjë.

Facebook deklaroi 9 miliardë dollarë fitime në tremujorin e tretë, duke befasuar të gjithë skeptikët, që prisnin shifra shumë më modeste nisur nga skandalet që shpërthyen në gusht dhe shtator.

Shifrat madje janë edhe më pozitive se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur deklaroi 7.8 miliardë dollarë.

Më shumë se skandalet, Facebook mund ta godasë përditësimi i fundit që Apple i bëri sistemin të vet iOS, ku Facebook dhe aplikacione të tjera do ta kenë më të vështirë të reklamojnë produkte të treta.

Ish-punonjësja e Facebook, Frances Haugen ka publikuar një sasi të dokumenteve të brendshme për publikun, duke pretenduar se Facebook e vendosi fitimin përpara sigurisë së përdoruesit.

Raporte të shumta mediatike thonë se dokumentet tregojnë se Facebook ka luftuar për të moderuar dhe jo për të ndaluar përmbajtjen që promovon gjuhën e urrejtjes dhe trafikimin seksual jashtë SHBA-së.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerburg u tha investitorëve në një telekonferencë: “Ajo që po shohim është një përpjekje e koordinuar për të përdorur në mënyrë selektive dokumentet e rrjedhura për të paraqitur një pamje të rreme të kompanisë sonë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.