E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Facebook dhe Twitter seancë dëgjimore në senatin amerikan
Lajme

Facebook dhe Twitter seancë dëgjimore në senatin amerikan

Shefat e kompanive Facebook dhe Twitter kanë rënë dakord të përballen me një seancë dëgjimore me senatorët amerikanë për trajtimin e tyre të një historie të diskutueshme të ”New York Post” përpara zgjedhjeve presidenciale, deklaroi kryetari i Komitetit të Drejtësisë të Senatit, Lindsey Graham.

Sipas senatorit Graham, një aleat i vendosur i presidentit Donald Trump, CEO i Facebook Mark Zuckerberg dhe shefi i Twitter Jack Dorsey do të paraqiten vullnetarisht përpara komitetit më 17 nëntor, dy javë pas zgjedhjeve.

Komiteti i mbizotëruar nga republikanët votoi për të dëgjuar dy shefat, pasi platformat e tyre kufizuan qarkullimin e një artikulli të ”New York Post” që përmban akuza të vështira për t’u verifikuar për kandidatin presidencial demokrat, Joe Biden.

Historia u bazua në një seri e-mail-esh të marrë nga laptopi për të cilin u tha se ishte lënë  nga djali i Biden, Hunter Biden në një dyqan riparimesh. Është këmbëngulur se Joe Biden kishte përdorur pozicionin e tij të mëparshëm si ish-zëvendëspresident për të pasuruar djalin e tij.

Twitter fillimisht bllokoi përdoruesit nga shpërndarja e artikullit, duke pretenduar se ai shkel politikën e tij të materialeve komprometuese, por më vonë e bëri të qartë se nuk do të bllokonte më materialin e kompromentuar nëse nuk lëshohej direkt nga hakerat.

Facebook tha se do të kufizojë shpërndarjen e artikullit në pritje të kontrollit të fakteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.