E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fadil Kasemi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare
Lajme

Fadil Kasemi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare

Gjykata e Lartë ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtaren Gildez Hafizi.

Sipas Anila Hoxhës, Gjykata ka vendosur “të mos pranojë rekursin e paraqitur nga i akuzuari Fadil Kasemi, kundër vendimit nr. 39, datë 15.05.2019, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.”

Kasemi vrau ish-gjyqtaren në përpjekjen e tij të dytë për ta bërë këtë, pas konflikteve të vazhdueshme që pasuan ndarjen e tyre në gusht të vitit 2017.
Fillimisht, ai e mohoi fajin, duke pretenduar se vuante nga probleme mendore, por ekspertiza përfundimtare konfirmoi se ai ishte i aftë mendërisht për të qëndruar para drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.