Fadromat e IKMT-së zbarkojnë në Sarandë, nis shembja e 22 objekteve pa leje
Operacioni për shembjen e objekteve paleje i emërtuar si “Bregdeti ynë”, ka rinisur ditën e sotme nga qyteti i Sarandës.
Operacioni ka nisur me prishje të ndërtimeve të paligjshme në kurorën e qytetit bregdetar për të vijuar mandej në brendësi.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona u arrestuan, ndërkohë që të tjerë po ndiqen penalisht.
Operacioni i nisur gjatë muajit qershor u ndalua gjatë muajve korrik-gusht për shkak të sezonit turistik, për të rifilluar sërish ditën e sotme nga Saranda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



