Fadromat zbarkojnë te “Kastrati Empire”/ IKMT: S’do të tolerojmë askënd
IKMT ka konfimuar aksionin në fjalë, duke njoftuar se po prishin strukturat e betonit të Hotel “Kastrati Empire”, të cilat janë pa leje.
Në njoftimin për median, IKMT shkruan se nuk do të ketë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër strukture betoni në brezin bregdetar të Golemit. Objekti “pishinë” dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cënon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve.
Vetëm pak ditë më parë, në zbatim të ligjit, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh duke ia kthyer hapësirën qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



