“Faji ndalet këtu “
Irena Beqiraj|Opinion|Publik.al
Abraham Lincoln, mbante një frazë në tavolinën e tij të punës ku shkruhej“Faji ndalet këtu.” Këto tre fjalë kapnin thelbin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të një lideri. Ato nënkuptonin se pavarësisht sfidave që lindnin, gabimeve që bëheshin dhe sukseseve që arriheshin, udhëheqësi në fund të fundit mbante përgjegjësinë. Shteti , institucionet mund të lulëzojnë ose të shemben bazuar në këtë parim.
Kultura është ngjitësi i padukshëm që lidh cdo grup njerëzor. Ajo dikton mënyrën se si njerëzit bashkëveprojnë, si i zgjidhin problemet dhe si i ndjekin qëllimet.
Por kultura nuk ndërtohet në boshllëk , ajo rrjedh drejtpërdrejt nga lidershipi. Një udhëheqës përcakton kornizat e saj , qoftë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Udhëheqësi, qoftë nëpërmjet vendimeve të përditshme apo sinjaleve të heshtura, bëhet pika e referencës për “mënyrën se si bëhen gjërat këtu”.
Kur një udhëheqës toleron mediokritetin, favorizon paaftësinë , servilizmin, korrupsionin, të gjitha këto bëhet rregulla edhe më pas kulturë në grup, në parti, në komb.
Fraza “Faji ndalet këtu” është më shumë sesa një slogan – është një filozofi . Ajo shpjegon pse Silva-t plot me bosh kanë populluar politikën , ajo shpjegon allakatjen si mizë pa kokë e frontit opozitar , ajo shpjegon korrupsionin endemik, kriminalizimin e ekonomisë si kurrë ndonjëherë !
Por një gënjeshtër nuk bëhet e vërtetë, e gabuara nuk bëhet e drejtë dhe e keqja nuk bëhet e mirë, vetëm sepse pranohet nga shumica.
Sepse e vërteta nuk ndryshon sipas aftësisë të liderëve për ta përballuar atë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



