E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fake News Skandal: Seriali “The Simpsons” në Qendër të Dezinformimit, Parashikimi i rremë i Ndryshimit të Logos së Twitter-it
Uncategorized

Fake News Skandal: Seriali “The Simpsons” në Qendër të Dezinformimit, Parashikimi i rremë i Ndryshimit të Logos së Twitter-it

Një fotografi e pretenduar të marrë nga një episod i famshëm i serialit të animuar “The Simpsons”, është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, duke shfaqur një celular dhe logo të re të medias sociale Twitter, të shënuar me një “X”.

Mirëpo, pas një verifikimi të kujdesshëm, është zbuluar se kjo fotografi është e manipuluar dhe nuk ka asnjë lidhje me serialin.

Procesi i verifikimit është kryer nga ekspertë të kontrollit të fakteve në Spanjë, “Maldita.es”. Por, edhe në vendin tonë, lajmi ka ndezur flakët e sensacionit pa u verifikuar më parë. Disa media lokale kanë marrë këtë informacion të gabuar dhe e kanë shpërndarë duke sjellë dezinformim te publiku. Ja disa nga links ku konfirmojne kete:

https://indeksonline.net/the-simpson-parashikuan-qe-do-te-ndryshonte-logo-e-twitter/

https://sot.com.al/bota/video-the-simpsons-godasin-serish-nuk-do-ta-besoni-cfare-parashikuan-kesaj–i603343/

Duke e ditur se vlera e mirëinformimit është thelbësore, ekipi i Publiktv.live ka dyshuar që nga fillimi këtë lajm dhe më pas ka zhvilluar një hetim të plotë për të verifikuar të vërtetën. Kështu, dyshimi u konfirmua si i saktë, dhe një media spanjolle e cila është përmendur më lart, e ka konfirmuar këtë fakt edhe më tej.

Aftësia për të shpërndarë një lajm është një gjë, por të shpërndash informacionin e saktë dhe të përzgjedhur për publikun është një gjë tjetër. Dhe siç shihet, mediat shqiptare shpesh konkurojnë për të paraqitur lajmet sa më shpejt të mundshëm, duke harruar cilësinë e tyre.

Në fund, ekipi i PublikTV.Live ju falenderon, të dashur lexues, që zgjidhni të na lexoni çdo ditë. Për ne, minimumi që mund të bëjmë për ju si lexues, është të ju informojmë drejt dhe pa censure, duke garantuar që informacioni që ju ofrojmë është i verifikuar dhe i saktë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.