E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Falsifikatorët/ Arrestohet biznesmeni në Tiranë
Lajme

Falsifikatorët/ Arrestohet biznesmeni në Tiranë

Policia ka vijuar operacionin për arrestimin e grupit të ashtuquajtur si falsifikatorë, dhe në pranga ka rënë një ndërtues.

Ai është identifikuar si Stefan Caushi, i cili mësohet se ka ndërtuar pallate në ish-komunën e Kasharit. Arrestimi i Caushit ka ardhur pas konfliktit që ka pasur me një tjetër ndërtues, ku dha ka zbuluar skemën se si ishte kryer falsifikimi.

Ndërtuesi, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurori, Stefan Caushi. Pas hetimeve, më pas kanë ardhur edhe arrestimet nga ana e policisë. Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e dy pallatave me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.