E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FALSIFIKIMI I DIPLOMAVE, KËRKOHET MASË E LEHTË PËR PRONARIN E UNIVERSITETIT (ARSYEJA DO T’JU HABISË)
Lajme

FALSIFIKIMI I DIPLOMAVE, KËRKOHET MASË E LEHTË PËR PRONARIN E UNIVERSITETIT (ARSYEJA DO T’JU HABISË)

Prokuroria ka dorëzuar sot një kërkesë për masë sigurie më të lehtë për Ahmet Muçën, pronar i universitetit “Kristal” tashmë të mbyllur, i cili akuzohet për fallsifikim diplomash.

Masa e sigurisë e kërkuar nga Prokuroria është “arrest shtëpie”, kjo pasi Muça është mbi moshën 70 vjeç.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, për ata që janë mbi këtë moshë nuk mund të merren masa shtrënguese si arrest me burg, kur bëhet fjalë për këto vepra penale. Gjyqi po zhvillohet tani me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Ish-pronari i Kristal po mbrohet nga avokati Theodhori Sollaku.

Muça akuzohet se falsifikonte e shiste diploma kundrejt shumave që nisnin nga 2500 euro. Përfitues të këtyre diplomave kanë qenë edhe persona, të paregjistruar kurrë më parë në këtë Universitet dhe vulat e datat i kishin shënuar në kohën kur “Kristali” ishte ligjërisht i hapur dhe ndaj tij rëndon akuza e “korrupsionit pasiv në sektorin privat”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 741, datë 22.01.2018, lidhur me referimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, për dyshime në dhënien e diplomave të falsifikuara” shkruhet në një njoftim të Prokurorisë së Tiranës.

Kujtojmë se Universiteti ‘Kristal” ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania Kristal, me pronar pikërisht Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.