Familja e çonte vajzën të kujdesej për të, 72-vjeçari abuzonte me të miturën
Djali me të cilin ajo kishte nisur një lidhje dashurie së fundmi, ka bindur adoleshenten nga Saranda të denoncojë fqinjin e moshuar i cili kishte vite që abuzonte seksualisht me të.
72-vjeçari i arrestuar një ditë më parë nga blutë e qytetit bregdetar, është Barjam Tusha.
Në dëshminë e parë të tij pas arrestimit, i moshuari e ka pranuar intimitetin mes tij dhe 17 vjeçares, por ka thënë se ka qenë me dëshirë dhe madje që është provokuar nga e mitura.
Por vetë kjo e fundit, ka thënë në denoncimin e saj në polici që gjithçka ka nisur kur ajo ishte 13 vjeç.
Për shkak se familja kishte raporte të mira me të moshuarin dhe ai jetonte vetëm, ata e dërgonin vetë vajzën në shtëpinë e tij që ta ndihmonte me ndonjë punë shtëpie, shkruan Klan Plus.
Duke theksuar se për shkak të turpit nuk ka guxuar të tregojë më herët, 17-vjeçarja tha se është bindur së fundmi nga djali me të cilin ka nisur një histori dashurie, moshatar i saj, të cilit i ka treguar gjithçka.
Vajza është aktualisht nxënëse e vitit të pare për Hoteleri Turizëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



