Familja e Luljeta Bozos grabiti vilën e inxhinierit të pushkatuar në Maliq
1946, një inxhinier i ri 33-vjeçar pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”.
Pak kohë më pas vrasjes së inxhinierit një çift komunistësh vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete.
U pëlqen dhe menjëherë dëbojnë familjarët e inxhinierit të pushkatuar duke i nxjerrë rrugë të madhe. E marrin vilën dhe mbajnë për gati 50 vjet .
2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija.
Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorën familjet në rrugë.
Publikim nga pedagogu Ermal Hasimja /
Siç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




