E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja e ministres së Financave padit lejen e firmosur nga Edi Rama
Lajme

Familja e ministres së Financave padit lejen e firmosur nga Edi Rama

Lufta për pronësinë e 38.6 mijë metrave katrorë të ish Shkollës së Partisë ka përfshirë tashmë edhe institucionet e pushtetit. Një shoqëri, e cila është në pronësi 45% nga familja e ministres së financave, ka sulmuar në gjykatën administrative si të paligjshme një leje ndërtimi të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Shoqëria AL.P.IN sh.a ka depozituar një padi në gjykatë, ku kërkon shpalljen e pavlefshme të lejes së ndërtimit, pasi pretendon se ajo është dhënë në kundërshtim me ligjin, pa u sqaruar më parë pronësia e tokës. Kompania ka paditur në gjykatë jo vetëm KKT-në (Komisionin Kombëtar të Territorit), por edhe Avokaturën e Shtetit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, shoqërinë Ferlut sh.a dhe kompaninë Nova Construction. AL.P.IN sh.a thotë se institucionet shtetërore kanë shkelur ligjin duke i shkaktuar dëme interesave të saj.

KKT është një institucion që vepron pranë Këshillit të Ministrave, me kryeministrin si kryetar të tij. Në shumicën e rasteve, anëtarë i KKT-së është edhe një përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që në këtë rast është vetë ministria.

Lufta për pronësinë ka përfshirë edhe një betejë ligjore mes shoqërisë Ferlut sh.a dhe AL.P.IN sh.a për një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë. Në vitin 2013, Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë familjarëve të ministres së Financave duke i njohur pronësinë shoqërisë AL.P.IN. Por vendimi u apelua nga Ferlut dhe Gjykata e Apelit vendosi në vitin 2014 që të zhveshë të dyja kompanitë nga pronësia dhe ta kthejë shtetit të gjithë sipërfaqen prej 38.6 mijë metrash.

Në vitin 2021, Ferlut bleu pjesën e saj pretenduar prej 4 mijë metrash nga shteti përmes procedurës së legalizimit të një ndërtimi pa leje që kishte kryer aty. Pas kësaj, shoqëria Ferlut nënshkroi një kontratë me shoqërinë Nova Construction për zhvillimin e tokës. Leja e ndërtimit u miratua.

Beteja ligjore

Mes Ferlut dhe AL.P.IN është zhvilluar një betejë e gjatë gjyqësore për pronësinë sipërfaqes 4 mijë metra. Në vitin 2013, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi t’i japë të drejtë familjarëve të ministres së Financave duke ja njohur pronësinë shoqërisë AL.P.IN. Por Ferlut e apeloi vendimin.

Një vit më vonë, Gjykata e Apelit vendosi t’i zhveshë të dyja kompanitë nga pronësia duke ja rikthyer shtetit, jo vetëm pjesën 4 mijë metër që ishte objekt konflikti mes dy palëve, por të gjithë sipërfaqen prej 38.6 mijë metrash. Sipas Apelit, toka ishte privatizuar në mënyrë të paligjshme për shkak se ajo ishte vendosur në shteti nuk e kishte vendosur tokën si kapital, por vetëm përdorimin e saj, ndaj ajo nuk mund të ishte pjesë e shitjes së kuotave. Pas këtij vendimi të formës së prerë e gjithë sipërfaqja 38.6 mijë metra u rikthye në pronësi të shtetit.

Në vitin 2021 shoqëria Ferlut e bleu pjesën që pretendonte prej 4 mijë metrash nga shteti për një çmim prej 124 milionë lekësh përmes procedurës së legazimit të një ndërtimi pa leje që kishte ndërtuar aty gjatë viteve 96-97. Dhe pasi mori dokumentin e pronësisë vendosi ta jepte atë për zhvillim duke lidhur një kontratë me shoqërinë Nova Construction. Vitin e kaluar, KKT miratoi lejen e ndërtimit.

Por konflikti do të rihapej përsëri disa muaj më parë, kur një vendim kontrovers i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Apelit të vitit 2014 duke lënë në fuqi atë të shkallës së parë. Me pak fjalë, Gjykata e Lartë ia mori tokën shtetit duke ja kthyer familjarëve të ministres së financave dhe ortakut të tyre Astrit Kuçani.  

Dikur ajo tokë ishte publike dhe përmes korrupsionit u tjetërsua me një çmim thuajse të falur. Atëherë qytetarët nuk përfituan asgjë. Por tani atyre u kanoset një tjetër rrezik i madh. Të paguajnë miliarda lekë të tjera për të kompesuar palët, që pretendojnë pronësinë e tokës në sajë të vendimeve korruptive të zyrtarëve të shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.