E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja Kapri fiton tenderin 4.5 milionë € po nga Bashkia
Lajme

Familja Kapri fiton tenderin 4.5 milionë € po nga Bashkia

Familja e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka fituar një tender të majmë po nga Bashkia e Pogradecit. Kryetari aktual Ilir Xhakolli e ka shpallur fituese firmën “REJ”, ku Kaprit kanë 80 % të aksioneve dhe 20 % i ka Gëzim Salillari (alias Gëzimi i Kashtës), në tenderin e majmë të pastrimit.

Një procedurë tepër e diskutuar, pasi disa firma janë skualifikuar nga gara, çka ka ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, ajo që bie erë është se familja kthehet të bëjë punët “e lëna përgjysmë” nga Eduarti, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u për lejen që i dha vëllait për pallatin shumëkatësh po në Pogradec.

Familja Kapri fiton tenderin 4.5 milionë euro po nga Bashkia e Pogradecit!

Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit nga Bashkia e Pogradecit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 11 shtator 2025 Bashkia e Pogradecit ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit të Pogradecit dhe Njësive Administrative”.

Fondi limit i procedurës ka qenë plot 436 milionë lekë, ndërkohë që oferta fituese ishte rreth 430 milionë lekë. Por, edhe kohëzgjatja është tepër e diskutueshme, pasi Xhakolli e ka bërë tenderin për plot 4 vjet, ose 48 muaj.

Një kohë tepër e gjatë, pasi edhe nëse ai nuk kandidon apo zgjidhet, sërish procedurat e tij do të vijojnë edhe pas këtij mandati. Më shumë duket si një qokë ndaj njerëzve të njohur ose një ftesë për Kaprit për bashkëpunim.

Familja Kapri fiton tenderin 4.5 milionë euro po nga Bashkia e Pogradecit!

Tenderi i pastrimit i Bashkisë së Pogradecit, i viti 2020 ku fitues ishte sërish “REJ”

Redaksia jonë hulumtoi edhe tenderët e mëparshëm të Bashkisë së Pogradecit, për pastrimin. Fitues në fund të vitit 2019 ka qenë firma “REJ”, me të njëjtët pronarë. Një konflikt i madh interesi, pasi në atë kohë kjo firmë e fitoi tenderin me një vlerë prej 625 milionë lekësh (6.2 milionë) euro, duke u skualifikuar edhe ofertuesit e tjerë.

Duket një “punë” që në Pogradec ia japin gjithmonë firmës së familjes Kapri. Rrënjët e forta në atë qytet, ish-kryetari apo edhe lidhjet me KPP-në apo me personazhe kontroverse, e kanë kthyer në të preferuar. Tenderi i mëparshëm është firmosur në muajt e parë të vitit 2020 dhe ka pasur një kohëzgjatje prej 5 vitesh./ Vox News

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.