E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Familja në mort prej 1 viti” Berisha publikon vdekjen e mistershme të 31 vjeçarit shqiptar
Lajme

“Familja në mort prej 1 viti” Berisha publikon vdekjen e mistershme të 31 vjeçarit shqiptar

Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të dielë një mesazh të rëndë, i ardhur nga një qytetar, i cili pretendon se një 31 vjeçar nga Dibra është vrarë në prill të vitit të kaluar dhe ende ngjarja nuk është zbardhur.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se kemi të bëjmë me një makabritet. Në denoncimin e tij qytetari shprehet se 31 vjeçari i vrarë është dërguar në Tiranë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar për t’ju bërë autopsia, me shpresën se vrasja do të zbardhet. Por edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj, ekspertiza s’ka mbaruar dhe familja është detyruar të jetë në mort prej thuajse një viti me rradhë.

Për më tepër lexoni mesazhin e publikuar nga Berisha:

Nje makabritet tjeter i kakistokracise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

z berisha pershendetje desha tju bej te ditur nje ngjarje te hidhur qe ka ndodhur ne fshatin zogje te dibres kane vra nje djal 31 vjeq qe ne prill te vitit 2018 dhe e gjeten ne fund te dhjetorit te 2018 policia e mori sipas rregullores dhe dergoi ne tirane per ti bere autopsine me shpresen qe mund te gjendet vrasesi eshte futur muaji shkurt dhe autopsia e tij ska mbaruar imagjinoni familjen qe ka mort per dite ata nuk e mbarojn autopsine se duan leke ndersa familja ska lek per buk ju lutem denanconja ket problem serioz per familjen e shkret qe e keqja e tyre spaska fund nuk me intereson qe denancimin e ben te njohur apo anonim shpresoj qe te bejsh diqka.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.